Përleshen fizikisht Kendall e Kylie Jenner

Përleshen fizikisht Kendall e Kylie Jenner

13:57, 09/10/2020

Dy motrat e vogla të familjes Kardashian Kendall dhe Kylie u zotuan se “kurrë nuk do të flasin me njëra-tjetrën përsëri”.

Kylie dhe Kendall Jenner u përleshën fizikisht, duke bërë që Kim Kardashian të thërriste sigurinë  në mbrëmjen e së enjtes, shkruan Daily Mail.

Grindja ndodhi sepse Kendall ishte mërzitur që Kylie mori veshjen e saj gjatë pushimit familjar në Palm Springs, California.

Në një rrëfim Khloe kujton, “Ne vetëm po dëgjojmë të bërtitura. Ne as nuk mund të kuptojmë se çfarë po ndodh, dhe kjo tingëllon me të vërtetë si një çmenduri”.

Kjo përleshje ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë familjen, jo më pak për Kris Jenner, e cila sapo kishte parë duke u ndeshur Kim, Kourtney dhe Khloe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco