‘Nuk u plakëm dot bashkë’/ Beatrix gjen një kujtim nga babai, 10 vite pas humbjes së tij

‘Nuk u plakëm dot bashkë’/ Beatrix gjen një kujtim nga babai, 10 vite pas humbjes së tij

10:00, 09/10/2020

Beatrix Ramosaj, në 10 vjetorin e humbjes së babait të saj, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë prekës, që i emocionoi të gjithë.

Këngëtarja ka treguar se para 18 vitesh babai i saj ndërtoi një shtëpi në vendin e tyre të lindjes dhe në të ka lënë një kujtim që Beatrix ka arritur ta gjejë pak kohësh.

Ajo ka rrëfyer se gjatë ndërtimit si familje kanë shkruar diçka në një dërrasë dhe të gjithë këtë moment Ramosaj e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Kur isha 8 vjeçe, babai im po ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku atje në një vend, babai na tha të shkruanim diçka… kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të rritur do të shikonim dhe do të kujtonim e qeshnim me atë moment përgjithmonë.”, ka shkruar Beatrix.

Më pas ajo ka publikuar foton e dërrasës, në të cilën shihet se babai i saj i ndjerë ka shkruar: “Kujtim kur të plakemi”.

“Kjo është ajo çfarë shkroi babai im… Eh mor bab… Nuk u plakëm dot bashkë. Pas kaq shumë vitesh mendoja se nuk do e gjeja dot kurrë atë copë druri. Vendosa të rindërtoja shtëpinë tonë vetëm për  ta parë sërish dhe ta mbaja përgjithmonë. Oh Zot, ti babi dije gjithmonë si t’i bëje gjërat e vogla shumë speciale dhe të mbahen mend përgjithmonë”,

Më pas, Beatrix ka publikuar një foto bashkë me xhaxhain e saj, i cili i ka qëndruar gjithmonë pranë.

Në fund ajo ka falënderuar të atin për këtë kujtim të vyer dhe është shprehur se ky 10-vjetor pa të e ka gjetur me po të njëjtën dhimbje si më parë.

“Ishte ende atje babi, nuk po ëndërroja… ishte ende atje… mendojmë çdo ditë për ty engjëll. Shumë faleminderit për këtë, do e mbaj përgjithmonë! 10 vite pa ty sot. Dhimbja e humbjes tënde nuk largohet kurrë”.

Ndërsa në fund, bukuroshja ka publikuar disa foto me nënën e vëllain e saj, Alban Ramosajn, duke u shprehur se nuk mundet të jetojë pa ta, sepse janë të vetmit që ka në këtë botë pas humbjes së babait.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco