‘Çdo kurë dështon’, blogerja italiane flet për problemeve me aknet

‘Çdo kurë dështon’, blogerja italiane flet për problemeve me aknet

09:41, 09/10/2020

Kush tha se të famshmet nuk kanë probleme me lëkurën?

Blogerja dhe showgirl italiane Guilia De Lellis është treguar e hapur rreth problematikave të saj me aknet.

Në një postim në Instagram, Guilia ka postuar një foto të qartë të shenjave në fytyrën e saj. Duke dashur t’u japë një mesazh pozitiv shumë njerëzve që ndodhen në të njëjtën situatë, blogerja ka shkruar mbi foto:

“Këtë mëngjes u zgjova më keq se zakonisht. Ndihem pak poshtë me humorin sepse çdo kurë duket se dështon. Herët a vonë e di që do ta gjej zgjidhjen. Por sot e kam të vështirë ta shoh veten në pasqyrë kështu.

Kështu që nuk grimohem, nuk e shikoj veten, largohem nga shtëpia e veshur mirë dhe e parfumosur. Nëse lëkura nuk është pika jonë e fortë, vlerësojmë diçka tjetër.”

24 vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia e grimuar, por me shenja puçrrash në fytyrë, të dukshme qartë. Giulia ka rrëfyer se ka vuajtur nga aknet për vite me radhë dhe se ende nuk e ka gjetur zgjidhjen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco