Albumi i ri i Ava Max reklamohet deri në Hong Kong

Albumi i ri i Ava Max reklamohet deri në Hong Kong

09:40, 09/10/2020

Ava Max, këngëtarja me famë botërore, e cila është me origjinë nga qyteti i Fierit, duket se nuk njeh kufinj.

Së fundmi, ajo ka publikuar albumin “Heaven and Hell” i cili përfshin hite shumë të njohura si "Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” e shumë të tjera, është duke u promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga platformat e muzikës botërore.

Së fundmi, artistja me prejardhje nga Shqipëria ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga reklamimi që i është bërë albumit të saj.

Suksesi dhe emri i saj duket qe ka arritur deri në Kinë, pasi imazhet nga “Heaven and Hell” janë shfaqur dhe në disa nga autobuzat e Hon Kongut.

“Këto janë disa fotografi nga Hon Kongu, New Yorku dhe Los Angeles. Një çmenduri të shohësh këtë album përreth botës. Unë dua të falënderoj secilin dhe çdonjërin nga fansat e mi (avatars) për gjithë dashurinë për ‘Heaven And Hell’. Kjo nuk do të ishtë e mundur pa ju. Jua dua definitivisht”, ka shkruar në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco