Vetëm 16 vjeç/ Vajza e Monica Bellucci-it, një yll në kopertinën e 'Elle'

Vetëm 16 vjeç/ Vajza e Monica Bellucci-it, një yll në kopertinën e 'Elle'

08:24, 09/10/2020

Deva Cassel, vajza e aktores italiane, Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel është vetëm 16 vjeç, por tani është në kopertinën e Elle në Francë.

Deva vjen në kopertinën e revistës së famshme 31 vite pas kopertinës së parë të nënës së saj.

Me tiparet e të ëmës dhe sigurinë e Cassel, Deva duket një yll teksa pozon.

Pak kohë më parë, ajo u bë figura e parfumit të ri nga D&G, Dolce Shine, duke i mahnitur të gjithë për bukurinë dhe vetëbesimin që transmetonte. 

Në llogarinë zyrtare të Instagram-it, Monica Belluci ka postuar foton e së bijës nën shkrimin:

"Njëherë e një kohë ishte një vajzë e vogël...Koha fluturon shpejt! Uroj që jeta të të mbrojë, dashuria ime."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco