FOTO/ Zbulohet i dashuri i Gabriel Garkos, 20 vite më i ri

FOTO/ Zbulohet i dashuri i Gabriel Garkos, 20 vite më i ri

15:41, 08/10/2020

Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në 'Big Brother Vip' . 

 Aktori gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes, se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Adua de Vesco.

48 vjeçari ka treguar ka qënë i fejuar për 11 vite me një burrë, të quajtur Riccardo, duke e mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë. 

Së fundmi, mediat italiane duket se kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e Gabrielit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia.

Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit.

Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco