Martohet djali i Silvio Berlusconit, të gjitha detajet për martesën e blinduar

Martohet djali i Silvio Berlusconit, të gjitha detajet për martesën e blinduar

14:47, 08/10/2020

Pas nëntë vitesh dashuri Luigi Berlusconi i tha ‘po’ Federica Fumagalli me një ceremoni intime dhe të blinduar në Bazilikën e Sant'Ambrogio në Milano.

Edhe në ditën e dasmës çifti zgjodhi të mbante një profil të ulët që i ka shoqëruar gjithmonë, duke preferuar që ditën e madhe ta ndanin me një numër të vogël njerëzish.

Silvio Berlusconi mungoi në kishë, por mori pjesë në pritje në në Villa Belvedere me partneren e tij Marta Fascina.

Ceremonia- Vetëm disa miq të ngushtë morën pjesë në dasmën e djalit të vogël të Silvio Berlusconit dhe Veronica Larios. Për ceremoninë  brenda bazilikës milaneze, të ftuar ishin rreth 25 persona duke përshirë motrat e dhëndrit Barbara dhe Eleonora  me bashkëshortët e tyre, motër Marina dhe nënën Veronica. Nusja mbërriti  me një furgon të blinduar e cila kishte dritare të lyera dhe të ftuarit gjithashtu respektuan privatësinë e çiftit.

Pritja - Pritja ishte gjithashtu intime, me rreth pesëdhjetë mysafirë në rezidencën e Macherio, Villa Belvedere. Ndër të tjera, sipas Corriere della Sera ishte gjithashtu ish-nënsekretari i Kryeministrit Gianni Letta dhe shoqja e bashkëshortëve Francesca Versace. Për të gjithë një menu me yje e krijuar posaçërisht për këtë rast nga shefi i kuzhinës Da Vittorio.

Velloja e nuses-Shumë janë përpjekur të shikojnë disa detaje të dasmës deri dhe tek fustani i nuses. Thuhej se fustani i Federikës ishte i bardhë me  qëndisje të çmuara. Dihet se fustani i saj është dizenjuar nga një stiliste shumë e dashur dhe për Kate Middleton. Gjithashtu ajo kishte zgjedhur një tualet shumë të thjeshtë duke mos hequr dorë dhe ditën e saj të dasmës nga stilii saj mininimal.

Dashuria e Luigi dhe Federica - Berlusconi dhe Fumagalli u takuan nëntë vjet më parë, kur të dy ishin studentë në Boçoni. Federica ka lindur në një familje sipërmarrësish në Leço, ajo është diplomuar për drejtësi dhe punon në agjencinë e saj që organizon ngjarje luksoze. Ajo prej disa vitesh jeton me Luigi dhe me qentë Uno dhe Arturo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco