Pse është kaq i suksesshëm dhe pas 18 vitesh, Labi tregon sekretin për ‘Kafe shqeto’

Pse është kaq i suksesshëm dhe pas 18 vitesh, Labi tregon sekretin për ‘Kafe shqeto’

14:05, 08/10/2020

I ftuar së fundmi  në programin e mëngjesit 'Kafe shqeto' ishte moderatori kosovar Labinot Gashi i njohur më së shumti me programin ‘Një kafe me Labin’.

Moderatori foli për shumë gjëra personale dhe profesionale, duke nisur që nga mënyra sesi e nis ditën dhe deri tek vajza e tij që e zgjon çdo mëngjes.

Gjithashtu moderatori foli për herë të parë për programin dhe për emocionet kur ai është bërë nënshtetas shqiptar, duke u shprehur:

‘Pashaprotën shqiptare e kam pasur për zemër. Emocionet e para që kur e kam marrë se si ka qënë dhe si ka shkuar unë e di, por nuk kam pasur dëshirë ti tregoj’.

Ndërsa përsa i përket fushës profesionale që ai dhe pas 18 vitesh është ndër më të ndjekurit, moderatori u përgjigj:

'Të jem shumë i sinqertë, nuk e kam pritur dhe nuk e kam dashur asnjëherë me qenë njeri i famshëm. Dhe kur nuk e ke qejf dhe nuk e mendon për me e arritë, dashurinë ta jep publiku, që ty të sheh se ti po lufton për me arrit diçka. Nuk kam dashur kurrë një jetë as nuk luftoj për meqënë on-top vetëm pse duhet me qenë. Por gjërat kanë ardhur pa pritur dhe pa kujtuar, ndoshta  dhe se jam munduar për ti pasur njerëzit më të rëndësishëm të momentit në emision’ .

Për të njohur më mirë Labin ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco