Ylli televiziv zvogëlon gjoksin, zbulon rezultatin me krenari

Ylli televiziv zvogëlon gjoksin, zbulon rezultatin me krenari

13:55, 08/10/2020

Chloe Ferry, pjesëmarrëse në reality shoë-n "Geordie Shore", një program britanik që në fokus ka të rinjtë dhe aventurat e tyre gjatë verës, treguar se ka bërë operacion për zvogëlimin e gjoksit.

Chloe ka treguar me krenari gjoksin e saj më të vogël.

Ylli 25-vjeçar fillimisht tregoi implantet e saj të vjetra, e më pas zbuloi edhe pamjen e re. Në “Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit disa poza ku tregon se si duket me ndryshimin që ka bërë në trupin e saj.

Ferry shfaqet me një palë bikini me fije diamanti ku zbulon gjoksin e vogël dhe që duket se i pëlqen shumë pamja e saj e re. “Dy ditë pas operacionit tim, këto janë gjokset e mia të vogla”, shkruan ajo krahas postimeve.

25-vjeçarja shprehet se ndihet shumë mirë dhe se nuk ka asnjë shqetësim që kur ka bërë operacionin në Turqi. Ylli e ka kryer operacionin të hënën dhe i ka mbajtur fansat të informuar për çdo detaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco