Djali i William Levy-t dhe Elizabeth Gutierrez, dy aktorëve më të dashur meksikan, po kalon ditë të vështira.
14-vjeçari, Christopher Levy ndodhet në një spital në Florida pas një aksidenti që pësoi gjatë fundjavës në Weston.
Adoleshenti u dërgua me helikopter urgjence në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, pasi karroca e golfit me të cilin po udhëtonte Christopher u përmbys, duke i shkaktuar atij lëndime të shumta .
Disa orë më parë Elizabeth dhe William reaguan në rrjetet e tyre sociale, për këtë moment të vështirë në jetën e familjes Levy.
“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijë i besimit. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë! Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amen!”
14-vjeçari, duket se ka pasion aktrimin dhe do të ecë në hapat e të atit.
Gjithashtu, ai luan dhe bejsboll dhe është shumë i lidhur më këtë sport.
© SYRI.net