Fatma Haxhialiu flet e irrituar: Programet e humorit janë vulgare, televizioni nuk ofron asnjë vlerë

Fatma Haxhialiu flet e irrituar: Programet e humorit janë vulgare, televizioni nuk ofron asnjë vlerë

13:18, 08/10/2020

Fatma Haxhialiu e ftuar në ‘Syrikeq’ foli dhe në lidhje me programet televizive që sipas saj në të shumtën e rasteve nuk sjellin asnjë vlerë për publikun shqiptar.

Moderatorja u shpreh që programet e humorit kanë një gjuhë skandaloze, të fyejnë intiligjencën por kjo ka të bëjë dhe me faktin se 70% e popullsisë është rurale nga mentaliteti.

‘Gjuha skandaloze e përdorur në nga programet e humorit, një humor i shëmtuar që të ofendon intiligjencën. Ti i dëgjon dhe janë ca batutash rrugash' ndërkohë që moderatori e ndërpret duke i shtuar pyetjen: ‘Për cilin humor e ke fjalën’

‘Në përgjithësi programet e humorit, të gjithë nuk është se bëjë dot një ndarje, është një gjë kaq vulgare që ti e dëgjon dhe thua: Seriozisht ka njerëz që qeshin me këtë.

Po patjetër që ka njerëz që qeshin me atë sepse 70% e popullsisë është rurale, kjo përsa i përket mentalitetit  dhe ata patjetër që do të kenë klikime këtë nuk e vë në dyshim.

Sigurisht që kjo gjë do shesi por çështja është ky është televizioni?!

Nuk paska ca kritere televizion,i nuk vendos ca shembuj? 

Gjithmonë media dhe arti kanë qënë udhërrëfyes për popullin e thjeshtë, që ti të rrisësh standartin.

Pse bëhet kinematografia, pse shkon në thelb të emocionit!?

Që ty të detyroj ty që dhe kur mos ta kesh mendjen të shkosh atje ku do regjisorja, apo ku do skenaristi. E njejta gjë dhe me televizionin nuk mund të më lesh mua tek muhabetet e grave të lagjes: kush iku me këtë, kush helmoi burrin.

Çdo gjë ka një limit dhe nuk mund të jetë i gjithë strumbullari televiziv brenda kësaj bërthame.

Pse? Sepse kjo shet.

E dimë se dhe ti po të dalësh me të brendshme kjo gjëja do klikohet.

OK? Çfarë fitove ti? Po ky televizon çfarë fitoi?  Po publiku çfarë mesazhi i dhe ti?

Duhet të ketë një qëllim ku ti e drejton audiencën.

Në një momet të caktuar patjetër që ti do përdoresh elementë spektakli sepse e gjithë kjo është një gjë e shtirur, televizioni është një teatër i madh, por gjithësesi dy vlera lëri' është shprehur  Haxhialiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco