Fatma Haxhialiu e thotë troç: Situata e COVID-19 po shfrytëzohet për të tjera gjëra...

Fatma Haxhialiu e thotë troç: Situata e COVID-19 po shfrytëzohet për të tjera gjëra...

12:24, 08/10/2020

E ftuar në  ‘Syrikeq’ program nën drejtimin e moderatorit të njohur Kelvi Kadilli dhe që transmetohet nga e hëna në të premtë ishte e ftuar së fundmi Fatma Haxhialiu.

Moderatorja e cila është e njohur për thumbat e saj dhe  që flet 'pa dorshka' gjatë intervistët foli dhe pandeminë COVID-19 ku sipas asaj po abuzohet në media në lidhje me këtë fakt.

Ajo shprehet që sigurisht virus ekziston po e gjithë kjo situatë po shfrytëzohet për të tjera gjëra.   

‘Gjithë abuzimet në fakt që u bënë në emër të pandemisë, sigurisht që virusi ekziston por unë mendoj se është shumë i fryrë, e gjithë kjo situatë po shfrytëzohet për të tjera gjëra që do t’ia dëgjojmë ekon ca më vonë, ndoshta jo ne po fëmijët tanë do të marrin vesh përse u bë i gjithë ky mish- mash, por të them të drejtën unë e kam shijuar shumë, pjesën e mbylljes.

Nga reflektimet e karantinës  mora dhe vendimi që sot po zbatoj, që të isha më e kujdesshme për projektet që do merrja përsipër, kisha kuptuar që po rendja shumë pas projekteve televizive që është energji dhe kohë shumë e madhe për këto emisione televizive kur i bën vet se kur vjen dhe lyhesh dhe vë titullin autore është pak më e lehtë dhe ajo do kohën e duhur qoftë vetëm për grimin  dhe për veshjen’ është shprehur moderatorja për ‘Syrikeq’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco