Filmi “Hubie Halloween” me protagonist Adam Sandler, doli ditën e djeshme në Netflix.
Sandler, suskesin e filmit ja ka dedikuar aktorit Cameron Boyce, ose ndryshe djalit të tij në filmin “Grown Ups 1”, “Grown Ups 2”.
Cameron, 20 vjeç u nda nga jeta korrikun e 2019, si pasojë e një krize epilepsie.
Ishte çështje ditësh që të merrte avionin për t`u nisur për xhirimet e “Hubie Halloween”, por jeta e Boyce u pre në mes.
“Ai do merrte avionin dhe do vinte për xhirime. Lajmi që na dha familja e tij ishte shumë i hidhur. Ishtë një fëmijë kaq i këndshëm. Ishte shumë i lumtur në xhirimet e “Grown Ups”, ishte gazmor, të gjithë fëmijët e tjerë e donin. Ishte aktor i lindur dhe komedia që herët”, ka thënë Sandler.
Cameron Boyce
© SYRI.net