Hulk u nda nga Iran Angelo, gruaja e tij e 12 vjetëve dhe nënë e tre fëmijëve të tij, për të nisur lidhjen me mbesën e saj Camila, duke e lënë Iran në “dhimbje të madhe”.
Por pavarësisht kritikave lidhja e dashurisë mes futbollistit brazilian dhe Camila Angelos vazhdon dhe siç duket nga fotot e publikuara ata janë më të dashuruar se kurrë.
Hulk ka postuar disa foto me të dashurën e tij teksa janë me pushime ku dhe ka treguar se ato janë fejuar.
Madje futbollisti ka bërë dhe premtimet e tij ku ka treguar se asgjë nuk i do i ndajë ato.
"Në rrugë, në shi, në fermë ose në një shtëpi me kashtë" ka shkruar ai krahas fotos ku tregon dhe ikonën e unazës.
© SYRI.net