Modelja e famshme, Ashley Graham u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti.
Ajo priti një djalë, të cilit i vendosi emrin Isaac.
Modelja e kolme, i dedikoi gjithë kohën të birit, e herë pas here postonte foto e video të ndryshme.
Ajo nuk e pati asnjëherë problem që të tregonte format e saj fizike pas shtatzënisë.
Së fundmi, 32 vjeçarja ka postuar në Instagram, disa fotografi teksa në krah mban të voglin e saj.
Ajo shfaqet e veshur me të brendshme dhe një bluzë të shkurtër, ku në sy bie barku i saj.
Kujtojmë se modelja e kolme ka disa kohë që u dërgon mesazhe të forta të gjitha grave, që ta duan trupin e tyre ashtu siç e kanë.
© SYRI.net