Harrojeni Chiara Ferrangi bionde/ Blogerja ndryshon totalisht look

Harrojeni Chiara Ferrangi bionde/ Blogerja ndryshon totalisht look

13:48, 07/10/2020

Të gjithë e njohim blogeren e njohur italiane, Chiara Ferragni prej flokëve të saj, bionde.

Por, ajo ka vendosur të ndryshojë look, dhe të kthehet në një brune mjaft të bukur.

Fedez do sjell së shpejti këngën e tij të re, dhe në klip do të jetë së bashku me bashkëshorten e tij.

“Bella Storia” quhen kënga e re e këngëtarit.

Me kaçurrela dhe me flokë të errëta, ndryshimi i pamjes së saj është i papritur, por blogerja e modës duket mjaft e bukur dhe kështu.

Ata duken mjaft bukur në fotot e shpërndara në Instagram, ku kanë marrë mjaft komente pozitive.

Në sy ranë edhe disa komente, ku disa njerëz vënë në dukje ngjashmërin e Chiarës me këngëtaren e njohur, Katy Perri, dhe kjo gjë i ka pëlqyer edhe këngëtarit, që e quan po njësoj si fansat e tyre.

33 vjeçarja është në pritje të fëmijës të dytë.

Çifti kanë dy vite të martuar, dhe kanë një djalë me emrin, Leo./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco