Rreth një muaj më parë, çifti i njohur, Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze.
Aktori i njohur ka qënë i ftuar në emisionin e “Ellen Show”, ku ka treguar jetën e re me bebushen e tij, Daisy Dove.
43 vjeçari ka treguar se vajza se i ngjan edhe tij dhe mamasë së saj.
“Kur ajo lindi, unë mendova “Oh, është kopja ime”, por fatmirësisht, ajo ka marrë ngjyrën e syve të Katy-t, që janë perfekte, dhe mund të them se duket edhe pak si mami im. Dua të di se kujt do ti ngjajë më vonë”.
Por si arrin ylli i “Lord of the Rings”, ta qetësojë Daisy-n?
“Kur Katy ishte shtatzënë, unë mundohesha ti pëshpëritja me zë të ulët. Tani, sapo unë futem në dhomë, dhe dëgjon zërin tim, ajo qetësohet pak. Kështu, që mendojë se i kam fituar pikët për të qenë baba i mirë.”
Kujtojmë se Orlando ka edhe një djalë me ish-bashkëshorten e tij, modelen Miranda Kerr.
Ai shprehet se djali, Flynn është i lidhur me Daisy-n dhe kujdeset për të.
Këngëtarja dhe aktori janë fejuar vitin e kaluar.
Kujtojmë se edhe Katy, ka pasur një martesë 2 vjeçare me aktorin, Russell Brand./K.H/Syri.net/
© SYRI.net