Ish portieri i njohur 60 vjeçar ndahet nga bashkëshortja e tij s*ksi

Ish portieri i njohur 60 vjeçar ndahet nga bashkëshortja e tij s*ksi

11:45, 07/10/2020

 Walter Zenga ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e martesës me Raluca Rebedea.

Të dy u takuan kur ish-portieri i nerazzurrit ishte trajner i Steaua Bukureshtit.

Ai njoftoi në profilin e tij në Instagram ku ka sqaruar gjithçka.

“Është folur shumë në media ditët e fundit, në lidhje me divorcin e familjes Zenga, është e vërtetë! Unë nuk doja që gruaja ime dhe unë të arrinim në këtë pikë, por jeta është plot me surpriza! Po e  konfirmoj tani, në mënyrë që të mos le vend për interpretim të mëtejshëm! Unë dhe gruaja ime Raluca nuk kemi qenë çift për ca kohë, fatkeqësisht marrëdhëniet mes nesh janë ftohur, si për distancën mes nesh, krijuar për shkak të punës sime si trajner, por edhe sepse nuk njoh më gruan që ishte me mua për 14 vjet martesë’ ka shkruar Zenga në njoftim.

Kujtojmë që çifti kanë dhe 2 vajza nga martesa e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco