‘Preferon më shumë meshkujt’/ Pas Garkos, Adua de Vasco nxjerr bllof aktorin tjetër

‘Preferon më shumë meshkujt’/ Pas Garkos, Adua de Vasco nxjerr bllof aktorin tjetër

09:34, 07/10/2020

Aktori i famshëm Gabrielo Garko, deklaroi publikisht dhe para ish-të dashurës së tij, Adua De Vasco pak ditë më parë se është homoseksual. 

Garko në daljen e tij në Big Brother, përmes një letre të shkruar për Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2108, zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, Adua paralajmëroi se dëshironte të hiqte një barrë nga vetja, që e ka mbajtur për shumë kohë.

Gjatë episodit të fundit, në “Big Brother VIP”, Adua rrëfeu se në gjithë jetën e saj ka qënë vetëm me një mashkull.

“Prej 14 vitesh në jetën time ka qenë vetëm Giulano Condorelli, djali që erdhi të më takonte këtu.”

Në këtë mënyrë, Adua ka treguar se jeta e saj ka qenë një përrallë, pasi u mor vesh që lidhja e saj me Gabriel Garko ishte gënjeshtër, por gjithashtu edhe lidhja e saj me aktorin, Massimiliano Morra.

Ajo tha se Massiliano e ka përdorë për shumë kohë atë.

 “Massimiliano është ai që më përdori mua. Historia ime dhe e Massimilianos ishte e gjitha një përrallë. 

Unë ju tregova një gënjeshtër, duke thënë se Maksimiliano preferon më shumë burrat se gratë dhe i mbajë përgjegjësitë e mia.

Unë e dua Massimiliano dhe më vjen keq, por nuk mund ta mbaj më mbi supe peshën e këtyre gënjeshtrave. Unë kam të drejtë të jem e lirë nga të gjitha gënjeshtrat dhe nga të gjitha maskat.”

Massimilano Morra reagoi menjëhere, duke thënë se ajo e di mjaft mirë që ai nuk është homoseksual

"Adua e di shumë mirë që nuk jam homoseksual. Ajo e di shumë mirë dhe nuk dua të hyj në detaje.

Ju e thatë para gjithë Italisë, duke ditur që nuk është e vërtetë. Unë nuk jam gay. Dhe kjo gjë nuk më prek.

Por ju prekni njerëz të tjerë, që e kanë të vështirë të flasin për seksualitetin e tyre. Ti nuk ke jetuar një përrallë me mua, nuk është ajo lloj historie dhe unë po ua bëj të qartë njerëzve që më duan ".

Pas fjalëve të tij, Adua u kërkoi falje të gjithëve:

Adua kërkon përsëri falje: “Ju kërkoj falje të gjithëve. Është e kotë të mbash një gënjeshtër, sepse për mua është teatër. Kjo është një nga arsyet pse unë vuaj nga anoreksia. Po jetoja një jetë që nuk ishte e imja ”.

Më pas, ajo foli për të dashurin e saj, Giuliano Condorelli, me të cilin është e lidhur prej një kohe të gjatë.

Me lot në sy, Adua u shpreh se e ka lënë nën hije të dashurin e saj, që e njeh prej 14 vitesh. Ajo dëshiron të harrojë dhe t’i fshijë të gjitha gënjeshtrat./Marrë nga Gossip.it/ K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco