Si po ia del Gigi Hadid në rolin e nënës?

Si po ia del Gigi Hadid në rolin e nënës?

09:35, 07/10/2020

Disa javë më parë çifti Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bë prind i një vajze.

Pas lindjes, çifti zgjodhi të ruajë privatësinë, duke shijuar së bashku kohët e arta të prindërimit.

Por së fundmi, një burim pranë dyshes ka treguar për  ‘Enews’ se Gigi është një nënë e shkëlqyer.

“Gigi është lodhur shumë, por është një mama e mrekullueshme. Dy javët e para kanë qeenë të vështira për të, por ajo ndihet mirë”, u shpreh ai.

Ndërkohë dhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga lindja, çifti akoma nuk e ka zbuluar për ndjekësit emrin e vogëlushes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco