Kim Kardashian ka 4 këshilla për një marketing të suksesshëm

Kim Kardashian ka 4 këshilla për një marketing të suksesshëm

08:51, 07/10/2020

Jemi mësuar që Kim Kardashian ta shikojmë si një femër tërheqëse dhe  provokuese, por le të kujtojmë së bashku se Kim përveç se tepër tërheqëse është një ndër femrat më të suksesshme,  e cila arriti të ndërtojë një perandori që ‘Life & Style’ tregon se kalon vlerën e 150 milion dollarëve.

Në një moment të vështirë si ky,  ku besimi në korporata ka rënë në mënyrë dramatike, për Kim vazhdon të ketë ditë të arta në biznes.

Ajo që filloi si reality show është transformuar në një admirim të madh për ndjekësit.

Por Kim Kardashian ka 4 sekrete për të ndarë me ne!

Kto janë 4 mësime marketingu sipas Kardashian:

Shndërroni negativen në mundësi

Para se të njihej për Keeping Up Ëith the Kardashians, Kim K bëri një rrëmujë në shtyp. Një video intime e saj dhe ish të dashurit të saj u shpërnda në

internet .

Por Kardashian pa vëmendjen ndaj saj si një mundësi, edhe pse ajo ishte bërë një figurë kontraverse.

 Ajo përdori zhurmën rreth saj si një platformë për të publikuar  një reality-show, nga i cili ajo dhe familja e saj u bënë të famshëm.

Njihni audiencën tuaj

Kim kupton mënyrën e të menduarit të audiencës së saj dhe bën gjithçka për t’a tërhequr atë.

Ajo ka produkte të shumëllojshme, por secili përqendrohet në temat e saj themelore të bukurisë dhe luksit.

Këto janë temat me të cilat lidhet audienca e saj.

Kur Kardashian publikoi aplikacionet e saj të suksesshme, ajo nuk krijoi vetëm një por dy: Kim Kardashian Hollywood dhe Kim Kardashian West.

Secili lidhej me një segment ndryshe të audiencës së saj, për të tërhequr njerëz të ndryshëm.

Bëni ofertat tuaja të shumëllojshme

Në vend që të pushonte në suksesin e Reality Show-t të saj, Kardashian kërkoi mundësi të tjera.

Ajo ka krijuar një linjë të rrobave, produkteve të grimit, produkte dietale, aksesorë, këpucë, një lojë telefoni, madje edhe emoji, të gjitha duke bartur markën e saj.

Angazhohuni në media sociale

Me 102 milion ndjekës në Instagram dhe 54.4 milion në Twitter, Kim Kardashian ka njërën prej ndjekjeve më të mëdha në media sociale sot.

Por nuk ka të bëjë vetëm me faktin se sa njerëz e ndjekin atë por me mënyrën se si ajo e përdor median sociale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco