Eva Grimaldi flet për lidhjen 8 vjeçare me aktorin: Jetonim bashkë, por nuk kishte s*ks…

Eva Grimaldi flet për lidhjen 8 vjeçare me aktorin: Jetonim bashkë, por nuk kishte s*ks…

08:20, 07/10/2020

Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në 'Big Brother Vip' . 

 Aktori gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes, se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Adua de Vesco.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko.

Së fundmi, aktorja e njohur Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite nga 1997 deri në 2001, me aktorin Gabriel Garko, ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.

Në një intervistë për “Chi”, ajo ka treguar se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia seksuale.

“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”- ka rrëfyer Eva.

Pas rrëfimit të tij në Big Brother, gazetarja Selvaggia Lucarelli ka treguar se sipas burimeve të saj, Garko ka marrë një pagesë të majme prej 60,000 € për të rrëfyer homoseksualitetin e tij./K.H/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco