E kishin mbajtur sekret deri tani, Kim Kardashian tregon se si u infektuar Kanye

E kishin mbajtur sekret deri tani, Kim Kardashian tregon se si u infektuar Kanye

07:34, 07/10/2020

"Ishte e frikshme dhe e panjohur".

Pothuajse shtatë muaj pasi filloi pandemia, Kim Kardashian West ka treguar se si është kujdesur për bashkëshortin  e saj Kanye West pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ishte mesi i marsit kur virusi 'hyri' në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

"Ishte koha kur Tom Hanks dhe Rita Wilson njoftuan se kishin Covid", shpjegon Kim në një intervistë ekskluzive, e cili do të dalë në stendat e gazetave më 26 tetor.

    "Kanye - vazhdon ajo - e mori atë në fillim kur askush nuk e dinte me të vërtetë se çfarë po ndodhte. Ishte vërtet e frikshme dhe e panjohur. Unë kisha katër të vegjlit e mi dhe askënd tjetër në shtëpi për të më ndihmuar."

Kardashian tha se ajo ndërronte çarçafët me doreza dhe me maskë në fytyrës.

Ajo gjithashtu duhej ta ndihmonte atë të ngrihej nga shtrati kur ai nuk ndihej mirë.

    Më 21 tetor, Kardashian do të mbush 40 vjeç, në intervistën me 'Grazia' ajo gjithashtu do të flasë për jetën e saj pas përfundimit të reality show 'Keeping Up With the Kardashians' që e bëri atë një nga gratë më të famshme në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco