‘Ishte rraskapitëse’, Anika bën testin e Covid-19, ja rezultati

‘Ishte rraskapitëse’, Anika bën testin e Covid-19, ja rezultati

07:20, 07/10/2020

Aktorja indiane Surbhi Chandna, e njohur si “Anika” nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, ka bërë testin e Covid-19.

Aktorja ka treguar se pritja për rezultatin e testit për të ka qenë rraskapitëse.

Surbhi Chandna iu nënshtrua testit pasi një nga aktoret e serialit ku ajo luan aktualisht u infektua me koronavirus.

Aktorja i premtoi fansave se do t’i mbante të informuar për gjendjen e saj dhe e mbajti premtimin. A

jo tregoi së fundmi se ka dalë negative në testin e koronavirusit.

Surbhi tregoi se edhe për familjen e saj ishte një situatë stresuese.

“Ka qenë e rëndësishme për mua që ta mbaj veten të fortë pasi këto orët e fundit kanë qenë rraskapitëse mendërisht. Sidomos një stres i madh ka qenë për prindërit e mi. Faleminderit për suportin tuaj dhe një përqafim i madh. Dola negative”-shkruajti aktorja në Twitter.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco