Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ‘ylli’ i muzikës rock

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ‘ylli’ i muzikës rock

22:31, 06/10/2020

Ylli i muzikës Rock Eddie Van Halen ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 65 vjeçare.

Kitaristi dhe bashkëthemeluesi i grupit të viteve 80-të “Van Halen “ prej më shumë se një dekade luftonte me një sëmundje të rëndë,

Ai ndërroi jetë në Spitalin “St. Johns” në Santa Monica, California, sipas TMZ .

"Nuk mund ta besoj se më duhet ta shkruaj këtë, por babai im, Edëard Lodeëijk Van Halen, ka humbur betejën e tij të gjatë dhe të mundimshme me kancerin," tha djali i tij Ëolfgang Van Halen.

Lindur në Hollandë, Eddie Van Halen kishte emigruar së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara, ku edhe themeloi bandën “Van Halen” me vëllain e tij Alex Van Halen. Në vitin 2007, ai mori një yll në “Rock and Roll Hall of Fame”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco