U akuzua për fyerje të fesë islame, Rihanna reagon për herë të parë

U akuzua për fyerje të fesë islame, Rihanna reagon për herë të parë

15:49, 06/10/2020

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka kërkuar falje pasi u akuzua për fyerje të fesë islame. (LEXO KËTU)

Në një reagim në Instagram, këngëtarja shprehet se ka qenë një veprim pa qëllim të keq, duke shtuar se është e lënduar nga ajo që ka ndodhur.

E vetëdijshme për zemërimin që ka shkaktuar te të gjithë besimtarët e kësaj feje, Riri shkruan:

“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madhe që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim.

Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin.”

Prej disa kohësh, Rihanna është tërhequr nga skena muzikore, duke u përqendruar më shumë në kompaninë e saj të të brendshmeve, “Savage x Fenty”.

Pak ditë më parë, bukuroshja prezantoi linjën e re të veshjeve intime, ku mblodhi disa nga yjet e modelingut, si Bella Hadid, Irina Shayk, Cara Delevingne etj.

Rihanna u akuzua nga fansat ajo ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë.

Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi, i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.

Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhirët e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas myslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të myslimanëve./K.H/Syri.net/

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco