Pasi u infektua me Covid-19, flet Ariola Shehu: Kishte siklete shumë të mëdha

Pasi u infektua me Covid-19, flet Ariola Shehu: Kishte siklete shumë të mëdha

14:51, 06/10/2020

Para disa javësh moderatorja Ariola Shehu pohoi se ishte e infektuar me Covid-19.

Prej më shumë se dy javësh ajo ka qëndruar e izoluar.

Pasi mori kohën e rikuperimit, moderatorja ka filluar jetën normale duke u shfaqur në emisionin e saj, pas betejës me Covid-19.

Moderatorja, ndër të tjera, e cilësoi ekperincën e saj me Covid-19 si një luftë psikologjike më shumë se sa fizike.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja.

Ndërkohë Ariola tregoi se e gjithë familja u prek nga koronavirusi, përveç të atit.
“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tregoi moderatorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco