Aktorja i ‘mbyll’ gojën ndjekësit që i kritikon bashkëshortin

Aktorja i ‘mbyll’ gojën ndjekësit që i kritikon bashkëshortin

13:43, 06/10/2020

Çifti i aktorëve të njohur, Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë së bashku që nga 2011, teksa xhironin filmin “The Place Beyond the Pines”.

Por, për vite me radhë, çifti e ka mbajtur larg medieve jetën e tyre personale.

Së fundmi, ylli filmit “Hitch” ka publikuar një foto, ku shihet me një fustan të zi, dhe flokët e lëshuara.

“Isha duke vrapuar në plazh këtë mëngjes. Jo, nuk është vërtetë. Kjo foto është bërë para 15 vitesh. Nuk kam shkuar në plazh këtë vit. Nuk kam vrapuar këtë vit,” ka shkruar aktorja.

Ndër komentet e shumta, ku e përgëzonin për pamjen dhe i vunë në dukje “mos ndryshimin” e saj ndër vite, ra në sy një koment, ku një ndjekës ka kritikuar bashkëshortin e saj.

“Thuaj Ryan të të nxjerri më shumë jashtë”, shkruan një ndjekës.

46 vjeçarja i është përgjigjur, ia mbyllur gojën të gjithë atyre që e akuzojnë 39 vjeçarin se nuk e nxjerr gruan nga shtëpia: “Jo, faleminderit, jam mirë. Jam më mirë me burrin tim në shtëpi, se sa diku tjetër në botë.”

Eva dhe Ryan kanë dy vajza, njëra 6 dhe tjetra 4 vjeç. /K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco