Përgjoi gruan në Whatsapp/ ‘Polat’ rrezikon deri në 12 vite heqje lirie

Përgjoi gruan në Whatsapp/ ‘Polat’ rrezikon deri në 12 vite heqje lirie

13:33, 06/10/2020

Necati Sasmaz, aktori turk mjaft i njohur në Shqipëri nga seriali ‘Lugina e Ujqërve’  në personazhin ‘Polat’, së fundmi është përfolur shumë në media duke u bërë pjesë e një skandali.

Kjo për shkak se aktori akuzohet për cënim privatësie.

Konkretisht bëhet fjalë për përgjim të disa regjistrimeve zanore në whatsapp-in e gruas së tij Nagehan Sasmaz, me të cilën aktori dëshironte të divorcohej.

Ishte Nagehan ajo që ngriti një padi mbi Sasmaz me akuzat e " shkeljes së privatësisë së jetës private" dhe "shkeljes së konfidencialitetit të një komunikimi zinxhir "

Kjo shkelje e të drejtave të saj duke cënuar plotësisht privatësin e Nagehan, po rrezikon që aktori të dënohet deri në 12 vite heqje lirie.

Këtë veprim, aktori e bëri gjatë kohës që çifti ishte në proces divorcimi, ku pasi i siguroi këto biseda telefonike i paraqiti ato në gjykatë si prova, duke menduar se do të favorizohej, por në fakt ndodhi krejt e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco