Gjendet e vdekur modelja e zhdukur, ishte groposur në një varr masiv

Gjendet e vdekur modelja e zhdukur, ishte groposur në një varr masiv

13:29, 06/10/2020

Një modele 24 vjeçare e cila ishte rrëmbyer disa muaj më parë është gjetur e groposur në një varr masiv në veri të Meksikës.

Yessenia Alvarado e cila punonte si modele është rrëmbyer nga disa persona të maskuar kur po bënte pazar në Ciudad Obregon.

Personat e kanë rrëmbyer me datë 18 gusht dhe ishin të maskuar sipas dëshmive të marra nga personat që ishin prezent.

Familja e modeles është telefonuar nga rrëmbyesit ku kërkonin para por disa ditë më vonë nuk janë kontaktuar më.

Me 20 shtatorë, hetuesit nga agjencia kundër rrëmbimit morën një mandat kontrolli në një pronë në Cajemi ku u gjetën të groposur disa persona.

Familja e Alvadaro u njoftua dhe arriti të identifikonte 24-vjeçaren falë rrobave të trupit, dhe më vonë e konfirmojë dhe ADN-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco