Pasi tha që ishte i infektuar me Covid-19, Stresi: Ishte një lojë

Pasi tha që ishte i infektuar me Covid-19, Stresi: Ishte një lojë

11:56, 06/10/2020

Para disa ditësh, ishte vetë reperi Stresi , ai i cili me anë të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram, ndau me ndjekësit lajmin se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

"U konfirmova pozitiv. Ruani veten, unë po ik menjëherë të vetëizolohem", shkruante ai krah fotos.

Image

Më vonë reperi tërhoqi përsëri vëmendjen e mediave pasi u pa duke festuar në shoqërinë e disa personave duke mos repesktuar kështu karantinën.

Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e sotmen në emisionin "NIN", Stresi ka thënë se gjithçka ka qenë një lojë mes miqsh dhe më pas e ka fshirë postimin.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco