Humbi nënën nga kanceri i gjirit, këngëtarja shqiptare merr nismën e rëndësishme

Humbi nënën nga kanceri i gjirit, këngëtarja shqiptare merr nismën e rëndësishme

11:48, 06/10/2020

Disa muaj më parë, këngëtarja Xhesika Polo humbi mamanë e saj për shkak të sëmundjes së kancerit të gjirit.

Pas këtij moment, ajo vendosi të dhurojë protezën e mamasë për t’i ardhur në ndihmë një gruaje që nuk ka mundësinë ta blejë atë.

Së fundmi, Polo ka vendosur të hapë një fondacion, kontributet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të femrave që vuajnë kanceri ose e kanë kaluar atë.

Xhesika është shprehur se të gjithë fondet do t’ju shpërndahen atyre dhe deri tani ka si qëllim final që të grumbullojë deri në 3 mijë euro.

“Tetori është muaji i Kancerit te Gjirit. Breast cancer awareness! Une humba mamane time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam nje qellim. Kam krijuar nje faqe ne nder te Florences mamit tim te shtrenjte. Kjo faqe ka si qellim te rrisi fonde per te ndihmuar femrat qe kane kancert ose qe e kane kaluar ate.

Jam e lumtur qe po e ndaj kete gje me ju. Fondet shkojnë direkt tek fondacioni! Uroj ta shpërndani sa me shume dhe te kontribuoni. Linkun e gjeni ne Bion time”, ka shkruar Xhesika.

Kujtojmë se Polo ndan shpeshherë kujtime të ndryshme me mamanë, duke theksuar se ajo mbetet dashuria më e madhe e saj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco