Fansat ‘kryqëzojnë’ Khloe Kardashian për ndryshimet në fytyrë

Fansat ‘kryqëzojnë’ Khloe Kardashian për ndryshimet në fytyrë

11:37, 06/10/2020

Kohët e fundit, emri i Khloe Kardashian ka qenë që qendër të vëmendjes, pas kritikave të shumta për ndryshime në fytyrë.

Pak ditë më parë, ajo u kryqëzua nga fansat e saj, pas publikimit të disa fotografive nga bashkëpunimi i saj me kompaninë ‘Ipsy’.

Disa të tjerë po ashtu e krahasuan me karakterin e Jaqen H’har në serialin e famshëm “Game of Thrones”.

Ndërsa, në disa foto të tjera, Khloe është krahasuar me motrën e saj, Kourtney-n.

Së fundmi, 36 vjeçarja është kritikuar sërish, pasi këtë herë ajo ngjan me këngëtaren me famë botërore, Ariana Grande.

Ajo shihet e veshur mjaft bukur, por menjëherë kanë nisur komentet:

“Mendova se ishte Ariana Grande”.

Një tjetër shkruan: “Ariana Grande duket shumë mirë këtu.”/K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco