Sytë zemra nga tatuazhi i Brooklyn Beckham dedikuar partneres

Sytë zemra nga tatuazhi i Brooklyn Beckham dedikuar partneres

11:33, 06/10/2020

Brooklyn Beckham me sa duket ka rënë kokë e këmbë në dashuri!

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau një foto me ndjekësit ku me sa duket, për disa minuta Brooklyn u përpoq të bëntë rolin e një 'make-up artist' duke promovuar kështu dhe produktet e bukurisë  nga linja e Victoria-s.

Mirëpo ndërkohë që ai përpiqej të grimonte të fejuarën, Nicole, sytë e të gjithëvë ne shkuan në një vend: tatuazhi në qafën e Brooklyn.

Në qafën e tij janë të vizatuar një palë sy!  Dhe po, nuk ka diskutim se janë sytë e Nicole.

Sigurisht, ky detaj nuk shpëtoi nga sytë e ndjekësve, mendimet e të cilëve ishin të ndryshme.

Disa nga fansat u prekën nga ky gjest i djalit të madh të çiftit Beckham, duke e komplimentuar atë për këtë veprim, e ndërkohë nga ana tjetër ‘ skeptikët’ e ‘kryqëzuan’ David duke i thënë se do të pendohet shumë shpejt.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Posh is back ?? @victoriabeckhambeauty @victoriabeckham @nicolaannepeltz

A post shared by ???????? (@brooklynbeckham) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco