‘Të dua çdo ditë më shumë’/‘Playboy’ i Instagram bën dedikimin romantik të dashurës

‘Të dua çdo ditë më shumë’/‘Playboy’ i Instagram bën dedikimin romantik të dashurës

11:17, 06/10/2020

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi, do të bëhet baba së shpejti.

E dashura e tij, modelja Sharon Fonseca, e cila është 28 vite më e re se ai, është në pritje të ëmbël.

Sharon ndan shpesh me ndjekësit e saj momentet e fundit të fundit të shtatzënisë.

Ndërsa 52 vjeçari, ka shpërndarë një foto të partneres së tij, duke shkruar: “ndonjëherë unë humbas duke parë perfeksionin, dhe mënyrën se si sytë e tu reflektojnë bukurinë tënde të brendshme. Të dua çdo ditë e më shumë, mbretëresha ime, je jeta ime”.

Bukuroshja menjëherë i ka kthyer përgjigje duke i shkruar se edhe aj gjithashtu e dashuron.

Çifti zgjodhi të jepnin lajmin e bukur se do të bëheshin prindër të një vajze, në ditën e nënës.

I njohur ndryshe si “Grandpa Playboy”, pra “Gjyshi Playboy”,  shkruante në videon e postuar:

“Sot është Dita e Nënës. Mendimi im i parë shkon për mamanë time. Po ashtu sot mendoj edhe për atë që gjithmonë e kam menduar si nëna potenciale e fëmijës tim. Jam shumë i lumtur ta ndaj këtë lajm me ju. Sharon dhe unë jemi duke pritur një fëmijë. Ajo është nëna e fëmijës tim për të cilën gjithmonë kam ëndërruar gjithmonë.”/K.H/Syri.net.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco