Madonna anuloi bashkëpunimin me David Guetta sapo mori vesh shenjën e tij në horoskop

Madonna anuloi bashkëpunimin me David Guetta sapo mori vesh shenjën e tij në horoskop

11:02, 06/10/2020

David Guetta i ka habitur të gjithë më një histori të patreguar më parë, mbi një situatë mes tij dhe këngëtares Madonna. 

DJ dhe producenti u shfaqën në një video të youtubers Mcfly dhe Carlito, dhe folën për takimin e tij me yllin e popit. 

"Unë bëra një remix për Madonën shumë kohë më parë të ‘Revolver’ në vitin 2009 dhe unë fitova një Grammy për remiksin. Madonna më telefonon dhe më thotë se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të prodhoj albumin e saj të ardhshëm.

Pastaj vjen takimi, dhe  drekojmë së bashku. Ne folëm për gjithçka, për muzikën, për atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin.

Gjithçka po shkonte shumë mirë. Ishim vetëm ne të dy. Më vonë unë e pyeta kur do të fillonim të punojmë së bashku.

Në atë moment, ajo më pyet për shenjën time të zodiakut dhe unë përgjigjem 'Akrepi'. Papritmas ajo bën një fytyrë dhe më thotë: 'Më fal, nuk mund të punojmë së bashku. Ishte një kënaqësi takohemi. Mirupafshim '... ", tregoi David.

Mbase kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, por  Madonna një Luan kontrollues, me sa duket u tremb nga ideja e bashkëpunimit me një Akrep posesiv!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco