Është fejuar? Ky veprim i Rita Orës na tregon krejt të kundërtën

Është fejuar? Ky veprim i Rita Orës na tregon krejt të kundërtën

10:58, 06/10/2020

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Rita Ora është fejuar, pasi është parë me një unazë në gisht.

Këngëtarja me famë botërore, është në një lidhje prej 6 muajsh me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. 

Ata kaluan pushimet së bashku, por janë kujdesur që të mos shfaqen shpesh me njëri tjetrin. 

Madje duket se gjërat mes tyre janë bërë familjare, pasi Rita dhe Romain i janë bashkuar në një kafe motrës së këngëtares, Elena Ora.

Ata janë parë së fundmi duke u larguar nga restoranti meksikan “Taqueira” në Londër dhe sytë na shkuan tek dora e Ritës!

Ajo mbante në gishtin e fejesës një unazë e cila i bëri të gjithë të dyshojnë se është fejuar me Romain.

Por, ditën e sotme mediat shkruajnë se diçka e tillë nuk është vërtetë. Rita është parë së bashku me një shoqe në në rrugët e Notting Hill, teksa shihej me veshje sportive dhe në sy ra se nuk e kishte më unazën.

Ndoshta, unaza ka qenë thjesht një aksesor plotësues dhe ata vijojnë lidhjen e tyre në të njëjtat ujëra./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco