Trekëndëshi i dashurisë! Natalia flet për raportin e saj me Neymar dhe Maluma

Trekëndëshi i dashurisë! Natalia flet për raportin e saj me Neymar dhe Maluma

10:14, 06/10/2020

Emri i saj është lakuar shumë së fundmi në rrjete sociale për shkak se prishi miqësinë midis këngëtarit të njohur Maluma dhe futbollistit të Psg, Neymar.

Modelja bukuroshe ka ther heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.

Natalia në një interviste ekskluzive të dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’, ka konfirmuar se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.

“Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.

Gjithashtu, modelja tha se ka hedhur pas krahëve kapitullin me Maluma-n dhe se nuk i intereson nëse kënga “Haëai” ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”

Për javë të tëra u aludua se ‘Hawaii’, ishte një dedikim i veçantë për Natalian.

Situata arriti kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime.

Por Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian, teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco