‘Nuk kemi pushuar për 14 vite’, Kim zbulon pse i erdhi fundi show-t të tyre

‘Nuk kemi pushuar për 14 vite’, Kim zbulon pse i erdhi fundi show-t të tyre

09:40, 06/10/2020

Një muaj më parë, Kim Kardashian njoftoi se show-t të tyre po i vjen fundi pas 14 vitesh në transmetim.

Familja Kardashian-Jenner janë parë teksa xhirojnë kapitullin e fundit.  

Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme.

Kim Kardashian në një intervistë për ”Grazia magazine”, është shprehur se familja e saj ka nevojë për pushim.

“Kjo është një ëndërr e të gjithëve. Ne kurrë nuk e mendonim  se do të arrinim deri në sezonin e dytë, por tani jemi tek sezoni i 20-të. Ne na duhet vetëm një pushim.”

Kim foli edhe për oraret e punës për shfaqjen si dhe vitet e shumta që u deshën për të filmuar show-n e tyre. Dhe të gjitha këto arsye, sollën në fundin e shfaqjes.

E dini, ne nuk kemi pasur pushime për katërmbëdhjetë vite.”

Gjithashtu, 39 vjeçarja u shpreh se tashmë ata janë prindër dhe ata kanë nevojë për më shumë për të qenë me ta.

Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme./K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco