Kourtney dhe Scott prindër për herë të katërt? Si qëndron e vërteta e shtatzënisë

Kourtney dhe Scott prindër për herë të katërt? Si qëndron e vërteta e shtatzënisë

09:06, 06/10/2020

Ata të dy u panë së bashku në fillim të shtatorit, së bashku me djalin e tyre. Dhe menjëherë nisën dyshimet se ata do të bëheshin prindër për herë të kartë.

Gjithçka nisi me një video, ku dëgjohej Kim të pyeste: "Scott, përshembull. Do bëheni me fëmijë të katërtë? A e keni seriozisht?" 

Ndërkohë që dëgjohet një tjetër zë, që mund të jetë nëna e tyre Kris Jenner, duke e pyetur: "Je shtatzënë?", ndërsa kamera qëndron e fokusuar në fytyrën e Kourtneyt, e cila buzëqesh. 

Por e gjitha mendohet të jetë vetëm një skenë e filmit, pasi një burim pranë Kourtney-t për TMZ shprehet se ajo nuk është sërish shtatznë dhe se është shumë e lumtur si nënë e 3 fëmijëve. Për sa i përket skenës në KUWTK është zbuluar se fjalët janë nxjerrë nga konteksti dhe prandaj të gjithë menduan se vajza e familjes Kardashian ishte shtatzënë për herë të katërt.

Gjithashtu burime pranë Kourtney-t dhe Scott kanë thënë se ata nuk janë çift, por thjesht dy miq të mirë të njëri-tjetrit.

Ata filluan të takoheshin në 2006, pasi u takuan në Meksikë dhe në 2007 ai u bë pjesë e shoë-t të famshëm. 

Në vitin 2009 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Mason.

Ky do të jetë sezoni i fundit i show-t, pasi familja njoftoi se ata kishin vendosur ta mbyllnin me kaq. 

Ishte vetë, Kim Kardahian që e bëri publik lajmin, me anë të një njoftimi në Instagram, duke tronditur fansat se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim. /K.H/ Syri.net/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco