Nicole Kidman kthehet pas në kohë/ Tregon për jetën e saj me Tom Cruise

Nicole Kidman kthehet pas në kohë/ Tregon për jetën e saj me Tom Cruise

08:57, 06/10/2020

Aktorja Nicole Kidman, ka zgjedhur të kthehet mbrapa në kohë, duke treguar kështu detaje nga jeta e saj me Tom Curis, yllin e ‘Top Gun’.

Nicole dhe Tom ishin një ndër çiftet në listën e parë të Hollywoodit dhe mjaft të dashur për publikun.

Në një intervistë për 'New York Times', Kidman tregoi copëza nga jeta e saj me aktorin.

“Eyes Wide Shut” ishte një nga filmat më të famshëm të Stanley Kubrick, ku ishin protagonistë Tom dhe Nicole.

E pyetur për marrëdhënien e saj me Tom gjatë xhirimeve, aktorja u shpreh: “Ne do të shkonim në gara pas atyre skenave”, kujtoi Kidman. “Do merrnim me qira një vend dhe do shkonim në gara në tre të mëngjesit. Nuk e di se çfarë të them tjetër”.

Kidman dhe Cruise birësuan dy fëmijë, Isabella, tani 27 vjeçare, dhe Connor, tani 25 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco