A po gënjen Fjolla? Ja si po ndryshon deklaratat në Instagram dhe në gjykatë

A po gënjen Fjolla? Ja si po ndryshon deklaratat në Instagram dhe në gjykatë

15:36, 05/10/2020

Fjolla Morina po vazhdon akoma që të jetë një nga emrat më të përmendur, për shkak se është në arrest shtëpiak, e akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Me të kanë qenë edhe dy persona, njëri nga ta biznesmen, i quajtur Fisnik Syla, shkruan Syri Kosova.

Së fundmi, Fjolla deklaroi para trupit gjykues ku sipas shqiptarja.com, këngëtarja ka thënë se ajo dhe Fisniku janë në lidhje tash e saj muaj dhe po mendojnë të martohen.

Image

Por, kjo deklaratë e saj, bie ndesh me një shkrim që Fjolla e ka publikuar vet në Instagram.

Këngëtarja pati thënë se me Sylën nuk ka asnjë lidhje intime, madje, ai ka familje që po i shkatërrohet për shkak të medieve që po shkruajnë për të.

Image

Se cila është e vërteta, këtë e di vetëm Fjolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco