Reagon Gold AG: Tunën nuk e kam fyer dhe nuk do ta fyej asnjëherë

Reagon Gold AG: Tunën nuk e kam fyer dhe nuk do ta fyej asnjëherë

10:07, 05/10/2020

Këngëtari Gold Ag së fundmi tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave me përgjigjen që dha kur u pyet në lidhje me sherrin e tij me Tunën.

Pas përgjigjes, të shumtë ishin ata që e quajtën atë një ofendim për Tunën .

Me sa duket Gold Ag, ka vendosur të mos rrijë duarkryq pasi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari u mundua të shpjegonte dhe njëherë sherrin duke theksuar që  nuk e ka fyer Tunën por thjesht nuk pëlqen muzikën e saj.

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fyer e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë.Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asnjë lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën, le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco