Ish e fejuara e Garkos, është e vendosur të tregojë gjithçka: Do të rrëfehem

Ish e fejuara e Garkos, është e vendosur të tregojë gjithçka: Do të rrëfehem

09:27, 05/10/2020

Aktori i famshëm Gabrielo Garko, deklaroi publikisht pak ditë më parë se është homoseksual. 

Dhe që prej asaj dite, çdo lajm rreth tij bën xhiron e mediave. 

Garko në daljen e tij në Big Brother, përmes një letre të shkruar për Adua Del Vesco , me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2108, zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre.

Por këtë herë, Adua Del Vesco është e gatshme të tregojë gjithçka.

Ajo ka paralajmëruar se dëshiron të heq një barrë nga vetja, që e ka mbajtur për shumë kohë dhe mbrëmjen e sotme do ta tregojë. 

Njerëzit janë të bindur se lidhja që ajo ka patur me aktorin Massimiliano Morra dhe Gabriel Garkon, nuk kanë qënë marrëdhënie të vërteta. 

Gjatë episodit të fundit, Adua mohoi të ketë thënë se Maksimiliano preferon më shumë burrat se gratë. 

“Për vite me radhë, njerëzit rreth meje më kanë parë të vuaj për të tjerët. Tani ka ardhur fundi. Unë nuk mund të mbaj peshën e problemeve të të tjerëve. Më vjen keq, por kam bërë aq shumë për të tjerët.

Kam hequr dorë nga vitet më të mira të jetës sime për të mbuluar të tjerët. Kam arritur në një pikë që unë s'do të jap asgjë për njerëzit që nuk mendojnë për mua. E rëndësishme është që unë të ndjehem mirë me veten time. 

Të hënën do të tregoj gjithçka.” , shtoi ajo. Ndërsa në mediat italiane thuhet se ajo mund të tregoi diçka në lidhje me Massimilianon. 

Megjithatë, do të presim deri sonte në darkë, se çfarë është kjo gjë që e mundon kaq shumë Adua-n. /K.H/Syri.net/ 

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco