'Lufta ime po mbaron'/ Vëllai i aktorit të ndjerë tregon bisedën e fundit me të

'Lufta ime po mbaron'/ Vëllai i aktorit të ndjerë tregon bisedën e fundit me të

08:49, 05/10/2020

Më 28 gusht, aktori i "Pantera e Zezë", Chadwick Boseman ndërroi jetë pasi prej vitesh luftonte me kancerin.

Ai e mbajti të fshehtë sëmundjen e rëndë, por kjo nuk e pengoi të vijonte paralelisht punën në kinematografi.

Dy vëllezërit e tij, Kevin dhe Derrick kanë folur për ditët e fundit të aktorit. 

Në një intervistë për "New York Times", ata thanë se vëllai i tyre kishte 4 vite që luftonte me kancerin.

Derrick, është pastor qqë jeton në Tennesse, tregoi se Chadwick ishte gati të shkonte në botën tjetër. 

"Unë jam në çerekun e katërt dhe kam nevojë të largohem. E pyta çfarë dontë të thonte me këtë, më tha vetëm tani "lufta ime" po mbaron. 

Kur ai më tha kështu, unë ndryshova lutjen time nga," Zot shëroje atë, Zot ruaje ", në" Zot, le të bëhet vullneti yt ",tha ai.

Derrick tha se ditën tjetër ai ndërroi jetë. 

Më pas, ata rrëfyen detaje edhe vitet e fëmijërisë, ku treguan se Chadwick ka qënë i talentuar që fëmijë. 

"Çadi ishte i talentuar. Ai ishte ndoshta personi më i talentuar që kam takuar ndonjëherë." /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco