Gerard Butler po mendon të heq dorë nga aktrimi

Gerard Butler po mendon të heq dorë nga aktrimi

22:21, 04/10/2020

Aktori i njohur, Gerard Butler në një intervistë për "Courier Mail" ka treguar përvojat shkatërruese, që e kanë vënë në dyshim nëse do të vazhdoj më tej karrierën si aktor.

50 vjeçari tha se një nga ato përvoja të dhimbshme, ishte ndarja e tij nga partnerja prej gjashtë vjetësh, aktorja Morgan Broën, në gusht të këtij viti.

"Unë përjetova ndarjen nga partnerja ime, dhe kjo ka qenë shumë e vështirë, shumë më e vështirë sesa mendoja'.

Gjithashtu, aktori tregoi se u sëmurë gjatë kësaj periudhë, si dhe kaloi nëpër disa operacione, që pas përplasjen e tij me motor në vitin 2017.

"Unë bëra një operacion që shkoi keq, më pas bëra edhe shtatë operacione. Unë pata një aksident me motor që gati sa nuk më vrau dhe papritmas mendova, "Duhet të ketë diçka më shumë", tha ai.

Aktori rishikoi nëse filmat e tij ishin të rëndësishëm për njerëzit dhe nëse ai duhej të vazhdonte në këtë profesion.

Ylli i filmit "The Ugly Truth" u dërgua me urgjencë në spital pas përplasjes me motorin e tij në Los Angeles në Tetor 2017.

Pak kohë më vonë, ai pranoi se theu këmbën në pesë vende./K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco