Rita Ora nuk fshihet më! Shfaqet në rrugë me të dashurin dhe motrën

Rita Ora nuk fshihet më! Shfaqet në rrugë me të dashurin dhe motrën

20:03, 04/10/2020

Në korrik të këtij viti, u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. 

Ata kaluan pushimet së bashku, por janë kujdesur që të mos shfaqen shpesh me njëri tjetrin. 

Por, kjo gjë ka ndryshuar, pasi mesa duket çifti ka vendosur të mos fshihen më e ta shfaqin publikisht dashurinë. 

Së fundmi, Rita dhe Romain janë fotografuar bashkë rrugëve të Londës, duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin. 

Gjithashtu, me ta është parë edhe motra e Ritës, Elena Ora, duke na lënë të kuptojmë se gjërat janë bërë familjare. 

Mediat britanke shkruajnë se Rita mund të jetë fejuar, sepse ajo është shfaqur me një unazë diamanti në gisht gjatë një darke me miqtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco