Fansat të bindur! Tatuazhi i ri i Justin është dedikim për Selena Gomez

Fansat të bindur! Tatuazhi i ri i Justin është dedikim për Selena Gomez

16:33, 04/10/2020

Edhe pse tashmë Justin Bieber është i martuar me Hailey Baldëin, fansat përpiqen herë pas here të gjejnë diçka që e lidh këngëtarin me ish-in e tij, Selena Gomez.

Justin zbuloi muajin e kaluar një trëndafil dramatik në zonën e qafës, i realizuar nga artisti i famshëm i tatuazheve, Dr. Woo.

Dizajni i trëndafilit ka një kërcell të gjatë plot me ferra, gjemba, gjethe dhe sytha të vegjël.

Grupi i fansave të ish-çiftit, mendojnë se tatuazhi ka qenë simboli i dashurisë së Selenës dhe Justin, gjatë kohës kur ishin bashkë.

Ndëra tani, mendohet tatto i Justin është një “homazh i fshehtë” për Selenën.

Një profil shkroi në Instagramin e këngëtarit:

“Trëndafili ka një S të çuditshme. Një S për Selena!!! Nuk ndaloj dot së bërituri!!”

Një tjetër thotë:

“O Zot! Ka një S në tatuazhin e tij dhe unë jam gati të bërtas!!”

Ndërsa, The Sun shkruan se një burim pranë Justin dhe Selenës, thotë se ata të dy kanë komunikuar bashkë gjatë karantinës.

"Selena ka mbajtur distancën e saj nga Justin por ai kohët e fundit filloi ta kontaktojë përsëri.”/K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco