Blero i habiti të gjithë: Teuta dhe Afrona kanë darkuar së bashku

Blero i habiti të gjithë: Teuta dhe Afrona kanë darkuar së bashku

14:44, 04/10/2020

Jeta e këngëtarit Blero, ka qenë shpeshherë e përfolur në media për shkak të divorcit me aktoren Teuta Krasniqit dhe nisjen e një romance të re me modelen Afrona Dika, me të cilën aktualisht është i martuar.

Blero dhe Teuta janë prindër të nja vajze e cila sipas dyshes, është kthyer në një arsye për të mbajtur marrëdhënie miqësore mes tyre.

Por së fundmi, Blero i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, rrëfeu dhe një fragment të takimit të Teutës dhe Afronës.

I pyetur se a do të dilte në një darkë të përbashkët me Afronën dhe Teutën e bashkëshortin e saj, Blero ka treguar se do ta bënte këtë.

“Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, është shprehur Blero.

Kjo deklaratë nga ana e tij, duket se ka zgjuar shumë reagime tëk ndjekësit .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco