Kush ka thënë që 'Dulla' nuk di të këndojë, zbuloni këngën e tij të preferuar

Kush ka thënë që 'Dulla' nuk di të këndojë, zbuloni këngën e tij të preferuar

13:55, 04/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se cila është kënga e tij e preferuar, madje e ka kënduar edhe vetë.

I ftuar në emisionin “Oxygen Show” te Besim Dina, Hoti ka folur për jetën personale dhe atë publike.

Ndërkohë, në emision u përkujdesën edhe për këngën e preferuar të Hotit.

“Rrallë kam pa këso bukurie”, është kënga që i pëlqen kryeministrit Hoti.

Madje gjatë kohës kur po këndonte këngëtarja në emision, këndonte edhe vetë Hoti.

Ai ka treguar edhe arsyet pse i pëlqen kjo këngë.

“Është muzikë e lehtë, e qetë, teksti është fantastik”, ka thënë Hoti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco